Loading…
Ua ngacmoi femrat: Shqiptarët vrasin serbin në Vjenë (Foto)
  • 19/08/2017 | 18:00

...

37 vjeçari Perica Gavrilovic, pronar i një biznesi për furnizim me ushqime në Vjenë të Austrisë është vrarë sot në orët e hershme të mëngjesit në një incident ku janë përfshirë edhe shqiptarët, raporton gazeta serbe ‘Kurir’, transmeton gazetametro.net


‘Kurir’ duke u thirrur ne deklaratën e një dëshmitareje serbe, thotë se vrasësit janë dy shqiptarë që ishin të shoqëruar nga dy femra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40. Dy persona të nacionalitetit shqiptarë, të cilët kanë hyrë në konflikt me serbin kanë nxjerrë thikat dhe e kanë goditur atë në gjoks dhe në bark duke i shkaktuar lëndime fatale.

Sipas burimeve, sulmuesit kanë qenë të në shoqërinë e dy vajzave, të cilat gjithashtu kanë qenë shqiptare, ndërsa ata dy e kanë sulmuar Pericën pasi e kanë kaluar semaforin, transmeton gazetametro.net

Deri te sulmi me thikë ka ardhur pasi që Gavrilovici dhe një person me të cilin ai shoqërohej, i kanë dhënë komplimente njërës prej femrave që ishte nën shoqërinë e dy shqiptarëve.

“Është e çuditshme në këto orë të vona të shihet rrugëve një femër kaq e bukur”, citohet të ketë qenë komplimenti që kanë dhënë serbët ndaj vajzës që ka qenë nën shoqërimin e shqiptarëve.

Krejt këtë ngjarje e ka treguar një dëshmitare për gazetën serbe. Ajo gjithashtu ka kërkuar ndihmë që t’i gjejnë sulmuesit dhe t’i paraqesin në polici.

“Ju lutem të gjithë atyre që ndoshta kanë qenë në një nga lokalet aty afër dhe i kanë parë ata dy meshkujt ose mjafton t’i kenë parë edhe dy vajzat biondina, të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor: Njëra ka qenë e veshur me xhinse të bardha dhe maicë të bardhë. Shpresoj që dikush të na ndihmojë që t’i gjejmë…”, ka shkruar ajo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë