Loading…
Uberi për një vit ka fshehur se hakerët kanë vjedhur të dhënat
  • 23/11/2017 | 15:54

...

Hakerët kanë vjedhur të dhënat personale të 57 milionë përdoruesve dhe vozitësve. Kur i kanë zbuluar vjedhësit, ata i kanë paguar që të heshtin.


Kompania Uber, aplikacioni i së cilës nëpër gjithë botën i bashkon ofruesit e shërbimeve të transportit dhe konsumatorët e tyre, një vit e ka fshehur një sulm të hakerëve në sisteme të tyre të kompjuterëve me ç’ rast janë vjedhur të dhënat personale të madje 57 milionë vozitësve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve të transportit. Në Uber këtë e kanë pranuar të martën, ndërsa e kanë njoftuar opinionin se shefi i tyre i sigurimit dhe një nga zëvendësit e tij janë larguar nga puna, transmeton gazetametro.net.

Drejtori i Uberit Dara Khosrowshahi, i cili pas një sërë skandalesh erdhi në krye të ndërmarrjes në gusht, thotë se vetëm kohë më parë ka marr informatën mbi incidentin e sigurisë i cili kishte ndodhur në shtator të viti të kaluar, në momentin kur Uber ishte nën mbikëqyrjen e rregullatorit amerikan për shkak të hetimeve mbi pretendimet  se edhe vet e ka shkelur privatësinë e përdoruesve të vet.

“Kohë më parë kam marr vesh se në fund të vitit 2016 kemi zbuluar dy persona jashtë kompanisë sonë të cilët kanë pasur qasje në të dhënat tona mbi përdoruesit tonë.

Ai ka përmendur se janë përmendur dy persona të cilët kanë arritur t’i marrin të dhënat personale, duke përfshirë emrat, email adresat, numrat e telefonave të rreth 57 milionë të përdoruesve të Uberit nëpër gjithë botën. Gjithashtu ka shtuar se ata kanë marrë edhe emrat e 600.000 vozitësve në SHBA si dhe numrat e patentave të tyre të vozitjes.

Pasi që sulmi i hakerëve është zbuluar, kompania i ka identifikuar personat përgjegjës dhe iu ka paguar 100.000 dollarë që të dhënat e vjedhura t’i fshijnë dhe për gjithë këtë rast të mos flasin, lajmëron Blooberg. Në Uber thonë se mendojnë se të dhënat e vjedhura nuk janë përdorur. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë