Shoferët kalojnë mesatarisht dy ditë në vit prapa timonit duke pritur që të ndizet drita e gjelbër në semafor. Kjo në të ardhmen mund të shmanget duke iu falënderuar teknologjisë së komunikimit ndërmjet automjeteve, të cilat i afrohen udhëkryqit nga drejtime të ndryshme.
Njëra prej kompanive, të cilat po e zhvillojnë këtë teknologji të avancuar është edhe Fordi amerikan, transmeton gazetametro.net.
Sistemi i tyre i komunikimit ndërmjet makinave, Intersection Priority Management (IMP), funksionon ashtu që makinat të cilat i afrohen udhëkryqit nga drejtime të ndryshme këmbejnë njëra me tjetrën të dhënat mbi pozitën, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes.
Në bazë të këtyre të dhënave, kompjuteri llogarit dhe e tregon në displej shpejtësinë ideale të secilës prehj tyre për të siguruar kalim të sigurt nëpër udhëkryq, pa ndalim në semafor.
Në video mund të shihni se si funksionon ky sistem në shembullin e udhëkryqit klasik me katër krahë:
Në Ford thonë se, pos kohës së vozitësve, kjo teknologji e avancon sigurinë në trafik, meqë në ShBA 60 për qind e aksidenteve ndodhin mu në udhëkryqe.
Kjo teknologji do të aplikohet më vonë në automjete autonome, të cilat i drejton kompjuteri./gazetametro.net