Nuk deshi të zbulojë si quhet dhe prej nga është sepse frikohet se do ta gjen inteligjenca artificiale nga ardhmëria e cila e sundon mbi racën njerëzore në vitin 6.000.
Nuk dëshirojnë që t’ju zbuloj këtë. Sidomos nuk do t’iu pëlqejë ajo çfarë do t’ju them. Kam udhëtuar nëpër kohë. Shkova në vitin 6.000 dhe atje arrita ta fotografojë një nga metropolet më të mëdha, ka thënë burri në video i cili së shpejti në You Tube fitoi mijëra klikime. Burri i panjohur në video e kishte mjegulluar fytyrën e vet si dhe fotografinë të cilën e paraqet.
https://www.youtube.com/watch?v=NvXeWXsgHsg
Ai pohon se udhëtimi nëpër kohë u bë mundësi pas testimit me kafshë, dhe më pas edhe të njerëzve me makinë të cilën e kanë zbuluar shkencëtarët. Ai pretendon se pas më shumë se tre mijë viteve mbi racën njerëzore do të sundojë inteligjenca artificiale të cilën do ta quajmë “Ata”. Fotografia të cilën e solli nga ardhmëria është shkatërruar gjatë udhëtimit nëpër kohë, ndërsa burri shpjegon se si për shkak të udhëtimit njerëzve i deformohet i gjithë trupi. Nuk ka përmendur detajet si emrin e vet, prej nga vjen dhe për cilin qytet bëhet fjalë në fotografi sepse Ata mund ta gjejnë. /gazetametro.net