Loading…
UEFA paralajmëron: Kujdes nga Skënderbeu
  • 14/09/2017 | 13:44

...

Skënderbeu do të luajë sot në orën 19:00 ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Europës, ndaj Dinamos së Kievit.


Edhe pse korçarët nuk janë favoritë për të fituar, stafi teknik i ukrainasve ka kërkuar kujdes dhe vlerësim maksimal.

Por, ajo që ka habitur më shumë ka qenë një shkrim i UEFA-s, në lidhje me këtë ndeshje. Institucioni që organizon kompeticionin në faqen zyrtare shkruan: “Dinamo Kiev ka treguar një formë të mirë në ndeshjet në shtëpi në Ligën e Europës, por do të bëjë mirë të mos e nënvlerësojë Skënderbeun”, lexohet në artikulli ku flitet edhe për masat ekstreme të sigurisë që do të merren nga autoritetet vendase.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë