Loading…
“UFO”-t dhurojnë spektakël mbi Elbasan (Video)
  • 23/08/2017 | 18:57

...

UFO­-t dhurojnë spektakël mbi Elbasan. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur afër orës 21.45 të mesnatës së kaluar dhe është filmuar nga një vajzë e qytetit të Elbasanit, transmeton infoelbasani.al.


“Përshëndetje infoelbasani.al. Desha t’ju tregoj një nga eksperiencat më të çuditshme të jetës sime. Mbrëmë rreth mesnatës po qëndroja në dritare.

Dritarja ime ndodhet në anën e Qafë Kërrabës. Në një moment pashë diçka të shndritshme në qiell. Ishte një objekt në formë disku me dritë të verdhë si në të bardhë që valëzonte në ajër. Saktësisht e gjithë kjo skenë e mrekullueshme po ndodhte në ngjitje të Kërrabës, tek ullinjtë, pikërisht aty ku ndodhet një kryq.

Fillimisht ishte një dritë, pastaj u shfaq tjetra. Lodronin të dyja. Dukeshin aq pastër me sy të lirë. Nxora celularin dhe realizova disa video të cilat po jua dërgoj. Qëndruan rreth gjysmë ore aty. Pastaj u zhdukën.

Desha ta ndaj me ju këtë ngjarje të veçantë të jetës sime. Deri më tani kisha dëgjuar por nuk kam besuar në UFO. Tani që i pashë dhe fotografova jam e sigurt se ato ekzistojnë”.

Për më shumë ndiqnit videot e dërguara nga vajza dhe do të besoni se vërtet kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë kozmik.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë