Loading…
“Ujdhesa” ku mbijetohet realiteti
  • 12/08/2017 | 12:21

...

Pas pesë vjetësh luftë në Siri, të mbijetuarit në Aleppo do të bëheshin gati për rrethim. Eksperiencat e tyre ditore, vështirësitë, vdekjet, paraqiten në një qytet ku lufta është bërë përditshmëri.


Gjithçka është e shkatërruar dhe vdekja duket sikur zgjidhja e vetme. Por kur vullnetarët e njohur si Helmetat e Bardha u dalin në ndihmë atyre që kishin mbetur nën gërmadhat e ndërtesave të bombarduara, ndizet një pikë shprese për njerëzimin.

Këtë histori sjell dokumentari “Last Men in Aleppo” nën regji të Firas Fayyad. Sado që është i dhimbshëm dhe e shpalos një realitet të hidhur, ky dokumentar e ka një lloj shprese më vete. U shfaq në natën e hapjes së edicionit të XVI të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Por jo krejt rastësisht. Të dy kanë mesazhin e njëjtë: shpresën për një të ardhme më të mirë, shkruan sot Koha Ditore.

“DokuFesti” e ka bërë këtë përmes motos “E ardhmja”. Për nëntë ditë me radhë, ky festival la prapa problemet e një shteti të izoluar, ku politika bën pazare për një Qeveri. Përmes programeve të filmave të ndryshëm projektoi të tashmen ashtu siç është kudo në botë, por duke ndërfutur edhe të atillë që japin shpresë për një të ardhme më të mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë