Loading…
Uji me veti shëruese në Vushtrri, njerëzit vijnë nga vendet e ndryshme për t’u furnizuar me këtë ujë |VIDEO
  • 12/07/2018 | 20:37

...

Qyteti antik i Vushtrrisë, shquhet për numrin e madh të burimeve, të cilat, sipas banorëve kanë ekzistuar që nga koha Iliro- romake.


Burimi përballë kalasë, tek Xhamia e Çarshisë dhe burimi brenda Hamamit, përveç që iu kanë shërbyer banorëve për pije e nevoja tjera, sipas tyre kanë shëruar edhe shumë njerëz.

Banorët vijnë këtu nga vende të ndryshme për të marrë ujë nga këto kroje, për shkak të vetive shëruese siç pretendojnë ata.

Muharrem Beqiri thotë  se ky ujë është i vjetër qysh nga kohët e vjetra.

“Ky burim është i vjetër që nga koha e turkut. Sa herë kaloj nga ky vend ndalem dhe i pastroj duart, është ujë i ftoftë”.

Faik Miftari, një tjetër banorë nga Komuna e Vushtrrisë, mbron mendimin se uji në fjalë ka vlera shëruese.

“Jam nga fshati dhe sa herë vijë në qytet kthehem këtu e marr abdest. Burimi është shumë i vjetër, ekziston këtu prej kur e mbajë në mend. Është e vërtet që është shërues ky ujë”, ka thënë ai.

Halit Menxhiqi tregon se për t’u furnizuar më këtë ujë, njerëzit vijnë nga vende të ndryshme.

“Është burim i moçëm, jam endë këtu për shumë kohë, kam parë shumë njerëz që janë furnizuar nga ky ujë dhe kanë kërkuar shërim”, shprehet i moshuari nga Vushtrria rrëfen për RTV Dukagjini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë