Loading…
Ujkani: Kosova ishte fantastike ndaj Maltës
  • 11/10/2018 | 23:58

...

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur se bashkëkombësit e tij patën paraqitje fantastike ndaj Maltës në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 3 në Ligën D, Kosova fitoi 3 me 1 ndaj Maltës, duke pësuar golin e parë pas 500 minutash lojë.

Portieri Ujkani ka thënë se ky gol erdhi si pasojë e gabimit në mbrojtje, ndërsa për fazën ofansive ka thënë Kosova se pati paraqitje fantastike.

“Ekipi ka qenë fantastik. Kemi luajtur shumë mirë. I kemi përfunduar aksionet që përpara s’kemi mundur. Arritëm të sulmonim. Portieri i tyre ishte fantastik me disa pritje fantastike. Patëm shtylla. Tash duhet të pushojmë”, ka thënë ai.

Sa i përket ndeshjes të hënën si mysafire e Ishujve Faroe, Ujkani ka thënë se do ta kenë vështirë për shkak se fusha do të jetë sintetike. Megjithatë, ai është shprehur optimist se do ta mbajë portën e paprekur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë