Loading…
Ukë Rugova: Jam i pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës
  • 12/01/2017 | 08:38

...

Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ai akuzohet për krim të organizuar.


“Nuk e pranoj fajësinë për asnjë pikë të aktakuzës”, ka thënë ai të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është hera e dytë që ai dhe 19 të akuzuarit e tjerë janë pyetur rreth fajësisë. Gjykimi ndaj tyre ka rifilluar, për shkak se gjykata i pati kërkuar Prokurorisë që të plotësojë aktakuzën.

Në periudhën për të cilën akuzohet, Ukë Rugova ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë