Loading…
Ulet çmimi i naftës, kjo arsye nuk ka ndikuar qe 3 vite
  • 11/06/2018 | 14:21

...

Çmimet e naftës në botë kanë vazhduar të bien, e kjo ka ndodhur për një arsye që nuk është ndier qe më shumë se 3 vjet.


Bëhet fjalë për rritjen e prodhimit të naftës në Rusi dhe eksploatimit të saj në SHBA, shkruan gazetametro.net.

Ky faktor ka bërë që çmimi i naftës të ulet në përqindje rekord pas rritjes së vazhdueshme. Në Nju Jork, nafta u ulë për 1.1 përqind vetëm brenda një dite.

Sidoqoftë, nga ngritja e çmimit të naftës ishte prekur edhe Kosova pasi litri prekte 1.22, mirëpo edhe këtu ka nisur të ulet pasi dje një litër blihej me 1.18 cent.

Ndryshe, çmimi i naftës në Kosovë ëshë mjaft i lartë krahasuar me rajonin. Vetëm Shqipëria ka çmim më të lartë, ndërkaq Maqedoni, Serbia e Mali i zi e shesin më lirë naftën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë