Loading…
‘Unë s’ekzistoj tani për fëmijët sepse s’kam gji’, Clooney tregon sfidat e të qenurit baba (Foto)
  • 12/09/2017 | 15:07

...

George Clooney është treguar shumë i sinqertë gjatë një interviste për “People” ku zbuloi se lidhja e tij me binjakët nuk është shumë e fortë. Arsyeja? Gjenetika.


Aktori 56- vjeçar ka folur për sfidat e të qenurit baba si dhe ka treguar se Ella dhe Aleksandri janë më të lidhur me nënën e tyre për shkak se ajo i ushqen me gji.

“Tani për tani për fëmijët e mi, unë nuk ekzistoj sepse nuk kam gji”, tha tha Clooney gjatë një interviste në Festivalin e Filmit të Toronto duke qeshur. “Unë i marr në krah dhe i ushqej me biberon, kur i dorëzojë tek gruaja ime [Amal], ata janë shumë të lumtur”, tregon Clooney.

Clooney, fitues i disa çmimeve prestigjoze është bërë prind për herë të parë në moshën 56- vjeçare duke treguar se mosha nuk është aspak një problem për rritjen e fëmijëve.

“Po është e vërtetë, kemi kohë pa fjetur shumë gjumë, por është kënaqësi. Është diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja, Të gjithë miqtë e mi po qeshin me mua dhe mendojnë se është qesharake”, tregon aktori.

Aktori jo vetëm që përqafon çdo grimë të rritjes së binjakëve, por gjithashtu po përgatitet edhe për sfidat më të vështira që i presin në të ardhmen si prind.

“Edhe pse kanë lindur me fat, sigurisht jo në varfëri, por në një vend luksoz, do të sigurohemi që ata të jenë të ndjeshëm dhe të dhembshur. Mendoj që kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha: t’u kujtojmë vazhdimisht fëmijëve tanë se jetesa në një vend luksos nuk u jep të drejtën të injorojnë vështirësitë e të tjerëve”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë