Loading…
UNESCO: Ndërtimi në Butrint u bë pa na konsultuar
  • 13/10/2017 | 09:25

...

Thellohet skandali i dhënies së lejes nga Ministria e Kulturës për ndërtimin e një qendre multifunksionale brenda Parkut Kombëtar të Butrintit shpallur nga UNESCO trashëgimi botërore.


Të shtunën ministrja e kulturës Mirela Kumbaro i deklaroi Report TV se punimet që po kryhen në Butrint janë konsultuar me UNESCO. Por në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com” Dr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohon të kundërtët e deklarimit të ministers Kumbaro.

E ndërsa punimet kanë nisur më 2 Tetor 2017 me lejen e institucionit të ministers Mirela Kumbaro, drejtoresha e UNESCOS deklaron se për atë që po ndodh në Butrint është njohur vetëm në fund të javës së kaluar dhe ka kërkuar informacion shtesë nga institucionet shteterore shqiptare më 9 Tetor 2017, pra dy ditë pasi ministrja Kumbaro deklaroi se ishte konsultuar me UNESCO-n. Duket se Shqipëria është duke konsumuar një skandal botëror me Butrintin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë