Loading…
Universiteti i Prishtinës mbetet më i kërkuari nga studentët në Kosovë
  • 11/07/2018 | 21:52

...

Më shumë se 8 mijë studentë do të pranohen në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Por, këtu jo gjithherë, regjistrohen studentë të komunave përreth, ku nuk ka universitete, sepse UP-ja mbetet targeti i kërkesave të studentëve nga e gjithë Kosova. Viteve të fundit në Kosovë janë themeluar edhe gjashtë universitete tjera publike. Menaxhmenti i UP-së, thotë se nuk i anashkalon studentët edhe të komunave tjera dhe mjafton që t’i plotësojnë kriteret e konkursit.

Sipas Naser Sahitit, prorektorit për mësim, ajo çka po e dëmton UP-në, është fakti se ende po duhet t’u ndihmojë universiteteve të reja me staf akademik.

Ramë Vataj, rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, bën të ditur se është hapur konkursi për pranim të 2 mijë e 80 studentëve të rinj në vitin akademik 2018-2019.

Ai thotë se shpeshherë studentët e rrethit të Prizrenit kërkojnë UP-në, pasi Universiteti i Prizrenit nuk ka kapacitet për pranimin e më shumë studentëve. Edhe universitetet tjera publike në vend kanë hapur konkurs për studentë të rinj, ndërsa provimet pranuese për kandidatët, pritet të mbahen në fund të këtij muaji.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në fillim të këtij viti, pati deklaruar se po synojnë t’i profilizojnë këto universitete.

Sipas zyrtarëve të MASHT, tashmë është dërguar në Qeveri raporti iniciues për profilizimin e këtyre universiteteve, por që ende nuk është kthyer asnjë përgjigje nga Qeveria.

MASHT-i nuk ka bërë të ditur se si është paraparë mënyra e profilizimit të këtyre universiteteve, raporton KTV.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë