Loading…
Uragani shkatërron vilën e Trump’it në Karaibe
  • 13/09/2017 | 09:54

...

Uragani Irma i cili tashmë ka goditur ishujt Karaibe, thuhet se ka shkatërruar edhe një pasuri të presidentit amerikan Donald Trump.


Presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Porto Riko, Ishujt Vergjine dhe në Florida si dhe ka urdhëruar Agjencinë Federale të Emergjencave që të fillojnë përgatitjet për ndihmë.

Raportohet se edhe dy stuhi tjera në vend, janë duke u forcuar për t’u shndërruar në uragane, e që janë në drejtim të Floridas, e ku po ashtu Trumpi ka prona të tij.

Stuhitë kanë shkatërruar ndërtesa e gjithashtu kanë përmbysur vetura të shumta.

Zyrtarët francezë të cilët kontrollojnë zonën ku gjendet prona e Trumpit, kanë thënë se ajo pjesë “ka pësuar dëme serioze”, por që nuk kanë treguar gjendjen e saktë të pasurisë së Trumpit, raporton The Washington Post.

“E dimë se katër ndërtesat më të forta në ishull janë shkatërruar, që do të thotë se ato më të thjeshta ndoshta janë shkatërruar tërësisht”, ka thënë ministri i Brendëshëm Gerard Collomb.

Prona e Trumpit ishte në treg prej 16.9 milionë dollarë dhe mbulon pesë hektarë, ka gjithashtu një pishinë dhe një palestër sportive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë