Loading…
‘Urdhri i Lirisë’ për pilotin që bombardoi në vitin 1999
  • 13/10/2017 | 12:00

...

Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të ShBA-së që ishte pilot gjatë bombardimeve të NATO-s është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”.


Komandanti i FSK-së Rrahman Rama në emër të Presidentit Hashim Thaçi dekoroi me “Urdhrin e Lirisë” shefin e shtabit të Forcave Ajrore të ShBA-së David Goldfein.

Gjenerali Rama “falënderoi gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së FSK-së.

Rama më tutje ka thënë se “populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane”.

Gjenerali Goldfein, ishte pilot që kishte marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Ai i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë( Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.

Sipas njoftimit të MFSK-së gjeneralët Rama e Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në  Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnimet kibernetike si dhe për fushat tjera me rëndësi për FSK- në.

Në takim mes dy gjeneralëve morën pjesë edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë