Loading…
Ushtarët transgjinorë e padisin Trump’in
  • 10/08/2017 | 14:41

...

Pesë gra transgjinore të cilat shërbejnë në ushtrinë amerikane kanë ngritur padi kundër presidentit Donald Trump dhe Pentagonit për shkak të paralajmërimit të miliarderit republikan se personat transgjinorë më nuk do të punojnë në ushtri, shkruan Gazeta Metro.


Në paditë, të cilat të mërkurën i kanë paraqitur Gjykatës federale, pesë paditëse, pjesëtare të forcave ajrore, të rojeve bregdetare dhe të këmbësorisë, paralajmërojnë një ardhmëri të pasigurt, mundësi të largimit dhe humbje të të drejtave pas ikjes nga ushtria, veçanërisht humbje të pensionit ushtarak, transmeton gazetametro.net.

Zëdhënësi i Pentagonit ka thënë se nuk mund të komentojë procesin i cili është në zhvillim.

Trump’i në publikime në Twitter kishte deklaruar: “Pas bisedave me gjeneralët e mi dhe ekspertët ushtarak, jeni të sigurt se qeveria e SHBA nuk do të lejojë personave transgjinorë të shërbejnë në çfarëdo gjinie të ushtrisë amerikane”.

Këtë ndalesë e ka paralajmëruar pa këshillim me Pentagon dhe derisa ministri i mbrojtjes Jim Mattis ishte në pushim.

Padia është ngritur kundër Trump’i, Mattis’it dhe disa zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Siç pretendohet në padi, kthimi i ndalesës në fuqi është në kundërshtim me kushtetutën amerikane.

Në ushtrinë amerikane ku ka 1.3 milion pjesëtarë të ushtrisë, shërbejnë prej 1.320 deri madje 15.000 persona transgjinore. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë