Loading…
Ushtria afgane e merr Tora Bora’n
  • 19/06/2017 | 15:27

...

Luftëtarët e grupit të armatosur të ashtuquajturës Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë para pesë ditësh kanë marrë nga talibanët tunelin dhe kompleksin e shpellave në provincën Nangarhar.

Forcat e sigurisë afgane e kanë liruar Tora Bora’n nga pjesëtarët e grupit të armatosur ISIS, të cilët këtë bastion kyç të talibanëve në lindje të këtij shteti në Azinë Qendrore, dhe fortesën e dikurshme të liderit të Al-Qaeda Osama Bin Laden e kanë marrë para pesë dite, kanë konfirmuar zyrtarët të hënën, transmeton gazetametro.net.

Luftëtarët e ISIS’it kanë marrë tunelin dhe kompleksin e shpellave në provincën Nangarhar nga talibanët para pesë dite.

Ky rrjet i tuneleve dikur ka shërbyer si vend për fshehje për Al-Qaeda’n dhe Bin Laden’in, i cili, pas bombardimeve amerikane dhe operacioneve ushtarake në vitin 2001, caku i të cilëve ishte eliminimi i tij, ka ikur në Pakistan.

“Rajoni i Tora Bora’s në Pachiragam është krejtësisht e pastër nga DAESH’i”, ka kumtuar guvernatori i krahinës Nangarhar, duke iu referuar ISIS’it sipas akronimit të tyre në gjuhën arabe.

“Forcat e sigurisë afgane janë ngjitur në majën më të lartë të maleve të zeza të Tora Bora’s dhe e kanë spastruar rajonin, pretendohet në kumtesë.

Ushtria e Afganistanit tani përparon kah fshatrat e Alif Khel dhe Meerkhany në mënyrë që edhe më tutje t’i dëbojë luftëtarët e grupit ISIS.

Forcat amerikane dhe afgane po luftojnë tyre prej janarit 2015, kur këta luftëtarë kanë ikur në Nangarhar.

Ushtria amerikane në prill ka gjuajtur një bombë në tunel të pjesëtarëve të ISIS’it, me të cilin rast, sipas deklaratave të ministrisë afgane të mbrojtjes, kanë vdekur 90 pjesëtarë të këtij grupi të armatosur./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë