Loading…
Vajza e gjen nënën e përgjakur, por befasohet se kush ka tentuar ta vrasë
  • 14/11/2017 | 11:25

...

Një plakë 82 vjeçe është gjetur me gërvishtje në fytyrë dhe e mbuluar me gjak, edhe pse në fillim u mendua se dikush ka tentuar ta vras, duket se e kishte sulmuar macja. Hetimi është duke u zhvilluar.., transmeton gazetametro.net.


Mayuko Matsumoto (82) është gjetur në shtëpinë e vet e përgjakur, ndërsa sulmuesja e dyshuar është – macja.

Mayuko’n e kishte gjetur vajza e vet me së paku njëzet gërvishtje në fytyrë dhe e kishte thirr policinë, e cila e nisi hetimin për shkak të tentim vrasjes pasi që i kanë parë lëndimet brutale në fytyrë të gruas.

“Kur e gjeta ishte e mbuluar me gjak. Nuk dija se çfarë kishte ndodhur”, ka thënë vajza e gruas së lënduar.

Megjithatë, gjatë kontrollit të shtëpisë nuk kishin gjetur gjurmët e personave tjerë. Pas kontrollit të plagëve, dyshimi ra në macen, dhe hetimi u drejtua ndaj maceve endacake të cilat gjendeshin në afërsi të shtëpisë së plakës.

Kështu te një mace ishin gjetur gjurmët e gjakut prandaj ishin marrë kampionet prej kthetrave të saja, sepse ekziston mundësia se ndoshta pikërisht ajo e ka sulmuar viktimën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë