Kemi dëgjuar për emra të gjatë me mbi 10 shkronja më së shumti, por të kesh një emër me 1mijë shkronja, kjo me të vërtetë është e jashtëzakonshme, trasnmeton Gazeta Metro
Jamie, e thërrasin shkurt është vajza e cila ka një emër me 1 mijë shkronja, kombinim ky i emrave të filmave, shtetetve, veturave, qyteteve, etj.
Ajo mban rekordin Guinnes. Nëna e saj duke mos dashur që vajza të ketë një emër të rëndomtë si të tjerëve ka bërë këtë kombinim interesant, për të cilin është menduar plot gjashtë vjet. Në fakt emri është i pashqiptueshëm, dhe lexohet me shumë vështirësi.
Në videon më poshtë mund të shihni emrin e vërtetë të vajzës që e thërrasin Jamie.
/gazetametro.net