Loading…
Vajza në foto sot është krenaria e gjithë shqiptarëve në botë
  • 13/09/2017 | 20:44

...

Sot bota i njeh shqiptarët edhe falë kësaj vajze, e cila me sukseset e saj në sport është kthyer në një ambasadore të denjë të Kosovës.


Kjo pra është e madhja Majlinda Kelmendi, suksesi i të cilës është i pasdikutueshëm. Majlinda është një xhudiste shqiptare nga Peja. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg , shkruan Gazeta Metro

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror ne xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro.

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategorit. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”.

Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojrat Olimpike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë