Loading…
Vajza që nuk bleu fustan për maturë, por paratë i dhuroi për fëmijët me kancer |FOTO
  • 14/06/2018 | 09:55

...

Lejan, nxënëse e shkollës fillore “Hamdi Kresevljakovic” në Kakanj të Bosnjes në vend që të blejë fustan për semi – maturë, vendosi që paratë t’i dhurojë për fëmijët që vuajnë nga kanceri. Megjithatë, gjesti i saj nuk u pëlqye nga të gjithë bashkëmoshatarët.


Ajo në vend që të blejë dhe vesh një fustan, në semi – maturë veshi xhinse dhe një T-shirt me mbishkrimin “Paratë do të ua jap fëmijëve me kancer, dhe për maturë mund të jem edhe pa rroba”, përcjell gazetametro.net.

Edhe pse kjo vajzë me gjestin e saj ka treguar një humanitet të rrallë, për fat të keq, mbeti e pashoqëruar në diplomim.

“Si çdo prind fëmija i të cilit shkon në diplomim të maturës, i kemi dhënë para për rroba të blerë rroba ceremoniale për natën e maturës. Pas dy ditësh, Lejan shprehu dëshirën që paratë t’i dhurojë për fëmijët që vuajnë nga kanceri, duke besuar se ata kishin shumë nevojë. Sigurisht, si prindër e kemi mbështetur, dhe jemi ndjerë të lumtur me gjestin e vajzës sonë”, ka shkruar në Facebook, babai i vajzës.

Ai ishte thellësisht i zhgënjyer nga tallja që vajza e saj kishte përjetuar dhe pyeste veten se çfarë i mësonin prindërit fëmijët e tyre. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë