Loading…
Vajza rrëfen tmerrin që i pan sytë në mes të Tiranës: ‘Më vjen turp që jam shqiptare’ (Foto)
  • 12/08/2017 | 20:11

...

Shumica e të rinjve shqiptar nuk duan të jetojnë në këtë vend dhe për këtë arsyet janë të shumta. Një vajzë e re ka ndarë me ne një eksperiencë, e cila e bën t’i vij turp që jeton në Shqipëri dhe për ata që drejtojnë këtë vend.


“Më ka ardhur neveri nga skena që pashë. Një person i varfër, i cili është lodhur gjithë ditën për të nxjerrë disa qindarka për të blerë pak bukë për darkë trajtohet si një kriminel”,- ka shkruar vajza.

Ajo ka treguar se personi në fjalë është trajtuar si kriminel për shkak të disa kanaçeve dhe shisheve që kishte mbledhur.

“Është turp që kemi një polici të tillë. I morën edhe karrocën bashkë me shihet që kishte mbledhur. Trajtojnë një njeri të ndershëm si kriminel në një vend që nuk ofron  asgjë”,- ka shkruar edhe më tej vajza.

Ky nuk është rasti i parë që ka ardhur në redaksinë tonë për sjelljen e policisë.

“Kur e kam parë nga afër se si sillesh u ndjeva shumë keq. Ka  ndodhur tek Bulevardi i Ri unë isha përballë po prisja autobusin e linjës së Unazës. Mirë që ia morën po e detyruan edhe t’i çonte deri tek makina e tyre. Vetë rrinin në këmbë qeshnin. Kishte mbledhur dy thasë, a pyesin veten se ai mund të ketë fëmijë për të ushqyer”,- ka thënë si përfundim vajza

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë