Loading…
Valon Berisha falenderon ‘Dardanët’: Bashkë jemi më të fortë |FOTO
  • 12/10/2018 | 11:58

...

Valon Berisha dje u paraqit me fanellën e kombëtares së Kosovës për herë të parë pas pothuajse një viti


Mesfushori kosovar ishte titullar në ndeshjen kundër Maltës dhe dhuroi një asist fantastik për Benjamin Kolollin në golin e parë, raporton GazetaMetro.

Berisha luajti për 74 minuta para se të zëvendësohej me Besar Halimin.

25 vjeçari nuk ishte përfshirë që një kohë të gjatë me Përfaqëseusen e Kosovës shkaku i lëndimeve.

Ylli i Lazios tani ka postuar një foto në Facebook ku ka falenderuar tifozët që ishin në përkrahje të Kosovës gjatë 90 minutave në stadiumin Fadil Vokrri.

“Fitore🙏⚽🇽🇰 vazhdojme me tutje. Faleminderit per mbeshtetjen dhe atmosferen fantastike, bashke jemi te fort,” ka shkruar Berisha në Facebook. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë