Loading…
Van Gogh dhe historia e tij e dashurisë me një prostitutë |FOTO
  • 29/07/2018 | 11:20

...

Njënga historitë më të bukura e dramatike të dashurisë së Van Gogh është ajo me prostitutën Sien Hornik.


Ai e takoi atë kur ishte shtatzënë dhe i kërkoi të bëhej modele për pikturat e tij. Në studion e artistit Sien hyri me trishtimin e një gruaje pa një zgjedhje për jetën, e do të dilte prej andej e dashuruar.

Fillimisht ai i propozoi asaj të ishte ndihmësja e tij, por do të tërhiqet nga heshtja e gruas dhe nis të jetojë me të. Kur fëmija i saj vjen në jetë Vincent merr një banesë më të madhe për të jetuar Sien bashkë me fëmijën. Duket se paqja që i jep kjo grua e bën artistin të mendojë martesën. Por njerëzit dhe familja e tij nuk mund ta lejonin të bënte një veprim të tillë.

Të njëjtën gjë bëjnë dhe familja e Sienit të cilët mendojnë se ai po e shfrytëzon dhe nuk do të martohet kurrë me të ndaj përpiqet ta kthejë atë kundër tij. Atëherë Van Gogh i propozon asaj të largohen nga vendi ku jetojnë dhe të shkojnë diku tjetër ku të jenë të lirë, por ajo nuk pranon. Pas ikjes së Vincent jeta e Sien do të zhytet në depresion.

Janë të njohura pikturat që ai I bëri asaj, ku ndjehet dashuria e një burri ravijëzuar kudo. Ajo mbeti një nga pasionet e tij të përhershme, fytyrën e së cilës u përpoq ta vizatonte në çdo pikturë. “Dashuria është e përjetshme – aspekti mund të ndryshojë, por jo esenca.

Ekziston dallimi i njëjtë tek një person para dhe pasi të dashurohet, ashtu sikur një llamb e fikur dhe një që është e ndezur. Llamba ishte aty dhe ishte një llambë e mirë, por tani shpërndan edhe dritë dhe ky është funksioni real i saj. Edhe dashuria e bën njeriun më të qetë për shumë gjëra, e në këtë mënyrë, dikush bëhet më i përshtatshëm për punën e vet”, shprehej Van Gogh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë