Loading…
Varadi: Ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve
  • 14/02/2018 | 11:27

...

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare nga Serbia Tibor Varadi i cili ligjëron në universitete të ndryshme botërore ka thënë se Kosova aktualisht de facto nuk është pjesë e Serbisë, por ka theksuar se është mirë që ndarja e Kosovës aktualisht është në tryezë.


“Unë personalisht mendoj dhe e kam thënë shumë herë se shkëputja e Kosoës ka ndodhur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kështu që mendoj se shkëputja nuk ka qenë legale, por njëkohësisht mendoj se Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë” ka thënë Varadi.

Duke i komentuar idetë rreth ndarjes së Kosovës, të cilën sipas mediave serbe e ka përmendur edhe Zëvendëskancelari austriak, Varadi ka thënë se mirë që një ide e tillë është në tavolinë, edhe pse nuk mund të thuhet ndodhet konkretisht në tryezën e bisedimeve. Varadi ka thënë se ndarja do të mund të realizohej më lehtë para 10-15 vitesh.

“Me sa më kujtohet Dobrica Cosic e ka pasur një ide të tillë, por thjeshtë kjo cështje atëherë nuk ishte në tryezën e bisedimeve, me gjasë dikush këtë donte ta lidhte me këmbimin e Preshevës. Përgjithësisht mendoj se nuk shanse të ndodhë, por mirë është që të mbahen të gjithë mundësitë në tavolinë” ka thënë Varadi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë