Në varrezat e qytetit të Prizrenit në lagjen Tusuz, sot me urdhëresë të Prokurorisë Speciale, janë realizuar germimet vleresuese të cilat kanë rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të pesë personave.
Megjithatë, udhëheqësi i Njëisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Garaj, ka thënë për Gazeta Metro, se vetëm pasi të ndjeken të gjitha procedurat e nevojshme mjekoligjore, përfshirë ketu edhe identifikimet përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot iu perkasin personave të zhdukur si pasoje e luftës së viteve 1998-’99.
Bëhet e ditur se gërmimet vlerësuese në dy lokacione brenda hapesirës së ‘Vendvarrezave të qytetit të Prizrenit’ dhe zhvarrimet e mbetjeve mortore, jane realizuar nga ekspertët mjekoligjor vendor dhe të EULEX-it, me perkrahjen e Njesitit të Policisë pvr Hetimin e Kriimeve të Luftes dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Me ketë rast, Garaj ka shprehur mirënjohjen për punen dhe angazhimin e gjitha institucioneve kompetente, si Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Njesitin e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftes, Institutin e Mjekvsisv Ligjore , dhe parasegjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbeshtetjen e vazhdueshme të dhvnv në procesin e ndriçimit të fatit të të gjithë personave të zhdukur. / gazetametro.net