Loading…
Varrosen me ceromoni shtetërore viktimat nga shembja e urës, ndër ta dy shqiptarë
  • 19/08/2018 | 22:22

...

Shembja e urës në Gjenoa të Italisë ka shënuar 43 viktima, të cilëve gjatë ditës së sotme me ceremoni shtetërore u është dhënë lamtumira e fundit, transmeton gazetametro.net


Tragjedia e cila ka tronditur gjithë botën anë e mbanë, ka shënuar edhe viktima nga Shqipëria, ku dy prej tyre janë varrosur sot.

Viktimat janë përcjellur për në banesën e fundit me ceremoni të organizuar nga shteti, ku kanë marrë pjesë familjarët e viktimave dhe figura të larta të vendit.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e tmerrshëm, mirëpo sot është njoftuar se kërkimi për trupa ka përfunduar, derisa autoritetet përkatëse do të vazhdojnë të hetojnë shkaqet që dërguan deri në tragjedi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë