Loading…
Vazhdojnë reagimet ndaj Ardit Gjebreas: Te shqiptarët, trupi i grave është tavolinë
  • 30/10/2017 | 00:19

...

Paraqitja e disa vajzave të zhveshura dhe si ‘tavolinë’ ku luhej një lojë në të cilën ushqeheshin garuesit mbi trupin e atyre vajzave, ka bërë që të ketë shumë reagime.


Ndër të fundit është ai i Sibel Halimit, e cila ka thënë se shfaqja e emisionit të Ardit Gjebreas është tregues se shoqëria shqiptare e konsumit ngopet me të tilla shfaqje, shkruan gazetametro.net.

Ajo thotë se në shoqërite shqiptare dhe mendësitë partriarkale, trupi i gruas osë është tavolinë ose shërbyese e ushqimit në to.

“Jo rastësisht trupat e vajzave tek emisioni “E diela” e Ardit Gjebresë janë shndërruar në tavolina. Në shoqëritë shqiptare, trupi i grave është tavolinë mbi të cilën ushqehen misogjenistët. E për mungesë të një vetëdije kritike, kjo shoqëri e cila gjithçka ka shndërruar në konsum, di vetëm të ekzaltohet nga një shfaqje e tillë, në të cilën gratë nëse nuk janë tavolina janë shërbyese të ushqimit në to. Përfshirja e patriarkalitetit në media, sot përbën pengesën më të madhe për ndryshim të këtij botëkuptimi. Sot vajzat dhe gratë i nënshtrohen një dhune sistematike nëpërmjet ofrimit të modelit seksist për atë se çfarë në të vërtet e përbën trupin e një vajze apo një gruaje. Naomi Ëolf thotë se: “në aspektin e mënyrës se si ndihemi fizikisht për veten tonë, në të vërtetë mund të jemi më keq se gjyshet tona të pambrojtura””, ka thënë Halimi.

Ajo madje ka thënë se ‘primitivizmin shqiptar’ nuk e ilustron askush më mirë se sa shembulli i gazetares Adelajda që vdiq sot. Halimi me shembullin e saj tregoi se sa heqin gratë në vende si Kosova dhe Shqipëria të realizojnë ëndrrën e tyre.

Ndryshe, shfaqja në emisionin ‘E diela shqiptare’ mori kritika të mëdha, por për të njëjtin nuk u deklarua fare ideatori i këtij emisioni, Ardit Gjebrea./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë