Loading…
Vazhdon rënia e kriptovalutave: Bitcoin bie nën 10 mijë dollarë
  • 31/01/2018 | 11:43

...

Valutat virtuale janë në rënie të mëtutjeshme, pasi në treg po vazhdon shitja masive e tyre. Kështu kanë raportuar mediat ndërkombëtare, që thonë se Bitcoini së shpejti do ta gjejë veten në nivelin më të ulët që prej dhjetorit të vitit 2013, transmeton Gazeta Metro.

Bitcoin pësoi sërish rënie me 12 përqind të mërkurën duke rënë në vlerën 9,817, për t’u kthyer më pas në pak mbi 10 mijë dollarë. Vlera totale në treg e tij është rreth 170 miliardë dollarë, rreth 28 përqind më ulët vetëm këtë muaj.

Edhe kriptovalutat tjera si Ripple, Ethereum e të tjera kanë pësuar rënie. Ethereum pësoi rënie me rreth 6 përqind, kurse Ripple me 9 përqind.

Këto rënie i janë atribuuar masave që po ndërmerr shteti amerikan në tregun e valutave digjitale, kurse arsye tjetër është edhe ndalimi i marketingut të tyre në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë