Loading…
Vazhdon të rritet numri i të helmuarve në Mitrovicë, rreth 120 deri tani
  • 13/09/2017 | 23:19

...

E plotësuar – 23:39

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për 116 persona të helmuar në qytetin e Mitrovicës, kryesisht të rinj. Mirëpo, ekziston rreziku që ky numër të rritet. Kjo sepse Spitali i Mitrovicës është duke pranuar ende pacientë me shenja helmimi. Këtë e ka konfirmuar drejtori mjekësor i spitalit, Zahir Musa në një bisedë telefonike me Gazeta Metro.


“Fluksi ka filluar diku nga ora 11:30, deri tani janë trajtuar diku mbi 100 raste, janë trajtuar në emergjencë edhe në reparte tjera të spitalit të Mitrovicës, 3 raste kanë shkuar direkt në shërbimin e infektives në Prishtinë, ato raste nuk kanë shkuar me preferencën e mjekëve tanë”, tha ai duke shtuar se momentalisht gjendja është nën kontroll.

Ai ka thënë gjithashtu se edhe pse pacientët nuk janë tani në rrezik për jetë, nuk dihet se si mund të vazhdojë rasti.

Musa tregon se simptomat kanë qenë kryesisht vjellje, barkqitje, kokëdhimbje dhe temperaturë.

Ai nuk ka pranuar të flasë lidhur me atë se nga çfarë vendi apo rasti kanë shkuar pacientët për mjekim. /gazetametro.net


23: 19- Së paku 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, në mesin e tyre edhe nxënës, kanë kërkuar sot ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.


Pacientët kanë shenja të një helmimi të mundshëm.

“Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional”, njofton Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas ShSKUK-së, pacientët kanë filluar të paraqiten në spitalin e Mitrovicës nga ora 11:30 dhe sipas statistikave të Spitalit rezulton se 116 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ndërkohë,  nga mjekët kujdestar në Klinikën Infetkvie, raportohet se 3 raste janë transferuar në këtë Klinikë si raste që kanë pasur nevojë të trajtim të mëtejmë dhe janë jashtë rrezikut”, shton ShSKUK.

Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, por  ka ende pacientë që janë në mjekim e sipër.

“SHSKUK, ka angazhuar të gjitha kapacitetet  profesionale  dhe është i gatshëm të ofrojë kujdesin shëndetësor në rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e ShSKUK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë