Loading…
Vazhdon të tregojë anën e tij humane, Salah ia plotëson dëshirën djaloshit të sëmurë
  • 31/07/2018 | 19:19

...

Mohamed Salah vazhdon të tregojë anën e tij humane. Një tjetër histori njërëzore vjen nga ylli i Liverpool.


Një 16-vjeçar i quajtur Ammar, i cili po lufton me distrofi muskulore, ka pasur rastin ta takojë heroin e vet, Mohamed Salah, duke e bërë ëndrrën realitet.

Salah u takua me të riun dhe familjen e tij refugjate, e cila mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga Siria dy vite më parë, gjatë qëndrimit të të kuqve në Charlotte, Karolinën Veriore.

Ylli egjiptian ia dhuroi të riut një fanellë me nënshkrimin e tij, si dhe pozoi me të dhe familjen e tij.

Pas takimit me Salah, Ammar ka thënë: “Të gjithë e duan atë dhe unë dua të jem si ai. Ai është njeri i madh. Është ndjenjë fantastike ta takoj”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë