Loading…
Vazhdon tensionimi i raporteve, Kanadaja reagon ashpër ndaj deklaratave të SHBA’ve
  • 12/06/2018 | 14:01

...

Megjithëse u shpresua se Samiti  i G7 do të kontribuonte në uljen e tensioneve mes SHBA’ve dhe vendeve të fuqishme të Evropës, në fakt ndodhi krejt e kundërta.


Tani Trump ka filluar një luftë fjalësh me kryeministrin e Kanadasë, Trudeau.

Përplasjet mes të dyve kishin filluar që para fillimit të Samitit, por u intensifikuan dhe më shumë pas mbajtjes së Samitit, madje duke bërë qe presidenti amerikan të tërhiqet nga deklarata e përbashkët e anëtarëve të G7, transmeton gazetametro.net

Kjo pasi Trump reagoi ashpër ndaj deklaratave gjatë një konference për shtypin të kryeministrit kanadez, duke e akuzuar se ka gënjyer dhe se po tregohet i pasinqertë. Për t’i lëshuar edhe më shumë benzinë zjarrit, këshilltari për tregti i Trump, Navarro, tha se ka një vend të veçantë në ferr për, siç e quajti ai, dashakeqin Trudeau.

“Në ferr, ka një vend për të gjithë liderët që përpiqen të bëjnë diplomaci qëllim keqe me Presidentin Trump, të cilët dëshirojnë t’i ngulin thikë pas shpinë. Dashakeqi Justin Trudeau këtë e bëri në konferencë shtypi”, ka thënë këshilltari i Trumpit për tregti Navarro.

Ndërsa, në anën tjetër, Parlamenti kanadez ka reaguar ndaj retorikës së Trump, në mbështetje të kryeministrit kanadez, duke vlerësuar se deklarata të tilla vetëm sa minojnë raportet mes dy vendeve.

Përplasjet mes dy liderëve filluan pas Trudeau kishte kritikuar ashpër Trump për tarifat nga ana e SHBA’ve ndaj aluminit dhe hekurit. /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë