Loading…
Vdekja e Mehmet Shehut: 10 provat që dëshmojnë se nuk kreu vetëvrasje, por e vranë
  • 13/01/2018 | 23:11

...

Në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes se Mehmet Shehut. Ai rendit ne kete liber, 10 provat e forta qe sipas tij, vertetojne se ate e kane vrare.

PROVAT QË VËRTETOJNË VRASJEN

Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje. 433, 434, 435, 436: 433-Proces-verbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, 5 fletë. 434-Akt mjeko-ligjor nr. 133 mbi ekzaminimin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, 6 fletë. 435- Arkivi personal, vendim mbi ekspertimin tekniko-balistik dhe daktiloskopik, 2 fletë. 436-Vendim mbi ekzaminimin mjekoligjor. 2 fletë.

1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës

Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”

2. Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.

3. Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa
ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.

4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës

5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.

6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.

7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohësisht të ushqehet mirë.

8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.

9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.

10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret vetennuk mund të vërë syzet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë