Loading…
‘Vdekja e Zezë’ mund ta godasë edhe Amerikën
  • 11/10/2017 | 15:49

...

Shpërthimi i murtajës të njohur si Vdekja e Zezë ka vrarë 45 persona dhe mund të shndërrohet në epidemi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë paralajmëruar ekspertët, raporton Newsweek.


Më shumë se 231 raste të infektimit me murtajë pneumonike janë regjistruar në Madagaskar këtë vit, dhe numri i viktimave është më i madh se vitin e shkuar për shkak të shërbimeve të këqija mjekësore.

Ndërkohë, ekspertët në SHBA kanë thënë që epidemia mund të mbërrijë edhe në Amerikë, sidomos nëse investimet në mjekësi vazhdojnë të bien. Në muajin gusht ishte lëshuar një paralajmërim pasi një pleshtat në Arizona kishin dalë të infektuar me murtajë. Pleshtat janë përhapësit më të mëdhenj të virusit vdekjeprurës.

Në mesjetë, murtaja që mori emrin Vdekja e Zezë kishte vrarë 50 milionë njerëz në Europë.

Peter Small, doktor amerikan që punon në Madagaskar thotë që atje ka çdo vit raste me këtë virus dhe që Amerika është lehtësisht e prekshme nëse shkurtohet investimet në mjekësi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë që këtë vit ka pasur më shumë vdekje nga Vdekja e Zezë, edhe pse numri i të infektuarve nuk është rritur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë