Loading…
Vdes aktori shqiptar i 130 roleve
  • 11/11/2017 | 12:08

...

Shuhet ne moshen 80-vjecare aktori i njohur i skenes shqiptare Mërkur Bozgo. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.


Mërkur Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7 vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

  • Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
  • Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
  • Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
  • Tela për violinë (1987), Andoni
  • Stolat në park (1988), Drejtori
  • Bolero (1997), Klienti i Evelines
  • Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
  • Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
  • Bela TV Serial (2011) Babai
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë