Loading…
Vdes edhe personi i tretë pas aksidentit tragjik në Gllarevë |FOTO
  • 23/07/2018 | 18:55

...

Në aksidentin e sotëm të trafikut, që ndodhi në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës mbetën të vdekur dy persona si dhe tre të lënduar.


Mirëpo, sipas Policisë, njëri prej të lënduarve ka mbërritur pa shenja jete në QKUK.

Lajmin për vdekjen e të aksidentuarit të tretë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Zëdhënësi tha se i lënduari në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14 :10 minuta, e i cili ishte nisur për në Prishtinë, ka mbërritur pa shenja jete në QKUK.

Viktimat janë dy burra dhe një grua.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar në aksidentin ku ishin të përfshirë dy vetura dhe një autobus po trajtohen në Spitalin e Pejës njofton kallxo.com.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë