Loading…
Vdes në moshën 82 vjeçare rapsodi i njohur kosovar |FOTO
  • 19/09/2018 | 15:14

...

Rapsodi i njohur kosovar, Hashim Shala, ndërruar sot jetë në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Daim Hiseni, një anëtarë i grupit të shahirëve të Kosovës, e po ashtu e ka konfirmuar edhe kolegu i tij, Ismet Bogujevci.

“Sot pushoi zemra e rapsodit Kosovarë Hashim SHALA. Ndër shekuj do të mbetet e gjallë kënga dhe zëri i ëmbël i Tij. I përhershëm kujtimi për këtë rapsod të këngës folklorike”, ka shkruar Hiseni.

Ndërkohë, akoma nuk është bërë e ditur se kur do të kryhet ceremonia e varrimit.

Sidoqoftë, Hashim Shala lindi në vitin 1936 në fshatin Vërbofcë. Ai ishte muzicient dhe mbledhës i folkorit shqiptar nga Kosova. Hashimi si muzikan ka krijuar dhe kultivuar zhandrin e muzikës burimore folkloristike.

Në këtë drejtim ai ka bërë edhe mbledhjen e këngëve dhe folklorit në anën e Drenicës. Ishte pjesmarrës aktiv në festivalet e muzikës burimore. Hashim Shala jetoi viteve të fundit në Prishtinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë