Një vajzë ka vdekur pas goditjes që ka marrë nga një person deri sa ai po drejtonte automjetin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Polac të Skenderajit, një person nga pakujdesia ka goditur viktimën femër dhe nga lëndimet e rënda trupore nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve, shkruan gazetametro.net.
Mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj duke treguar se viktima femër ka arritur pa shenja jete në spital.
Me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën VW Cady nga pakujdesia ka goditur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Skenderajt ku sipas mjekut ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net