Loading…
Vdes njëra nga dy të aksidentuarat në ‘Rrugën B’, nuk arrin t’i mbijetojë plagëve të rënda
  • 22/10/2018 | 23:20

...

Njëra nga dy të aksidentuarat sot pasdite në “Rrugën B” të kryeqytetit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur rreth orës 22:00, njofton gazetametro.net.


Policia ka treguar se njëra nga këmbësoret L.A, 30 vjeçe, duke mos mundur t’i përballojë lëndimeve të marra ka vdekur në QKUK.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK’ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A, 30 vjeçe, duke mos mundur t’u përballojë lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, tha për Metron, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ndërsa edhe personi tjetër i aksidentuar i gjinisë femërore mbetet akoma në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra./gazetametro.net

Pamje të rënda nga ku u goditen dy vajza në zebra |FOTO

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë