Loading…
Vdes tragjikisht profesori Din Ahmeti
  • 13/06/2018 | 22:35

...

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, kja njoftuar se është ndarë nga jeta Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, një nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta. Siç njofton deputeti përmes një postimi në facebook, ai ka vdekur në mënyrë tragjike në bjeshkën e Gllogjanit, përcjell Gazeta Metro.


Selmanaj ka treguar se Ahmeti ishte edhe profesor i gjuhës angleze dhe ish i burgosuri polik.

Ky është njoftimi i plotë i Selmanajt në Facebook:

Lamtumirë profesor!

Tragjikisht ka humbur jetën në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, një nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!

Profesori i gjuhës angleze, ish i burgosuri polik,

ishte bashkëveprimtar me Ismajl Haradinaj, Jashar Salihun e Xhavit Hoxhën e shumë veprimtar tjerë!

Përjetoj burgje politike, leqitje e largim nga shkolla për shkak të veprimtarisë atëdhetare!

Përjetoj vuajtje e sakrifica por kurr nuk u gjunjëzua!

Qëndroj vertikalisht dhe me ndershmëri gjatë gjithë jetës së tij! Vëllau i Dinēs, Isa si mësues dhe atdhetar nuk ra pre e politikave diferencuese ndaj brezit 81, përkundrazi u bë krah i Dinës sikurse e gjithë familja e Lam Selmonit që ishte nje burrë i urtë e i vendosur përball vështirësive të kohës!

Arben Lami tani dëshmor një nga luftëtarët me të zot në Dukagjin ishte i frymëzuar nga axha i tij, Dina me të cilin ishin krenar e gjithë familja,sikurse ishim krenar të gjithë ne me Din Xhemajlin- Ahmetin!

Profesori ishte idealist e patriot i vertet shqiptar, ai kurr nuk u thye!

Prehu në paqe profesori e miku yn!

Lamtumirë Din Xhemajli!

RS

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë