Loading…
Vdiq koreografi Agron Bajrami
  • 12/03/2018 | 22:20

...

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka vdekur sonte Agron Bajrami, koreograf, themelues dhe udhëhëqës i Shkolles së Vallëzimit “Shota” .


Agron Bajrami është i lindur në Prishtinë, në vitin 1964. Në kohën sa ka jetuar në Kosovë ai ka qenë anëtar i Ansamblit të Valleve “Shota”, ndërsa me ardhjen në Zvicër ai ka themeluar në vitin 1993  Shkollën e Vallëzimit Shqip “Shota” me seli në Aarau. Këtë vit “Shota” e Zvicrës do të shënonte 25 vjetorin e themelimit, si shoqëria e parë e këtij lloji në komunitetin shqiptar të Zvicrës.

Agroni do të mbahet mend si një valltar dhe koreograf me talent dhe përkushtim të rrallë. E gjithë familja e tij, duke u nisur nga ai dhe e shoqja, Liria pastaj të gjithë fëmijët, ka qenë që nga fillimi pjesë e Shkollës së Vallëzimit “Shota” në Zvicër.

Përveç si artrist i shquar i valles, Agron Bajrami është marrë edhe me arte pamore dhe me kamerë. Ka punuar disa vite si kameraman në një televizion të Zvicrës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë