Loading…
“Vdiqe ti, vdiqa dhe unë gjysma jote”, kush është i riu shqiptar për të cilin u vra vajza greke? (Foto)
  • 13/09/2017 | 21:59

...

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Greqi para disa ditësh, e cila vetëm sot u bë publike në media nuk ka kaluar pa komente të shumta, për vetë natyrën racore të vrasjes.


Një 55-vjeçar grek ka vrarë me thikë në mënyrë barbare vajzën e tij 18-vjeçare të qujtuar Irini vetëm për arsyen se ajo kishte për të dashur një djalë shqiptar.

Gjithçka është zhvilluar në Athinë, ku fillimisht ngjarja u raportua sikur në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte mbytur nga i ati me thikë dhe plagët dalloheshin në qafë, gjoks dhe faqe dhe po ashtu në krahët e saj teksa përpiqej të mbrohej.

Shqiptari shkruan në një postim prekës:

Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.- shkruan ai në “Facebook”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë