Loading…
Veç PSD ‘pro’ ushtrisë, VV e LDK heshtin
  • 14/09/2018 | 14:32

...

Gjatë ditës së djeshme Qeveria procedoi tri projektligje rreth FSK’së, të cilat kërkojnë votimin në Kuvendin e Kosovës për të hyrë në fuqi.


Pakoja e këtyre projektligjeve përfshin: projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që zyrtarisht nis procedurat që FSK të bëhet ushtri, i dyti për shërbimin në FSK dhe i treti për ndryshimin e Ministrisë, nga Ministria e FSK në Ministri të Mbrojtjtes.

Por, në lidhje me atë se a do i votojnë këtë projektligje në Kuvend, Gazeta Metro ka kontaktuar PSD’në, LDK’në dhe VV’në për të marrë përgjigje.

Nga këto dy të fundit, Gazeta edhe pas disa tentimeve radhazi nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërsa nga PSD, kanë thënë se mbështesin krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, porse ka thënë nuk mund të flasin njëherë rreth këtij vendimi pa e parë përmbajtjen e këtij projektiligji dhe pari t’i kenë analizuar mirë hollësitë e specifikave të saj.

‘Partia Socialdemokrate mbështet krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës. Ndonëse përshëndesim vendimin e qeverisë, mbetet e qartë se ajo themelohet në Kuvendin e Republikës.

Sot nuk kemi ende ndonjë projektligj. E tëra mbetet ende çështje e qeverisë. PSD do ta shqyrtojë mundësinë apo jo të mbështetjes në momentin që do ta shohim përmbajtjen e ligjit dhe pasi t’i kemi analizuar në hollësi specifikat e tij’ thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të kësaj partie.

Ndërkohë, partnerët ndërkombëtarë tanimë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane.

Vendimi i qeverisë për miratimin e projektligjeve për transformimin e FSK’së në ushtri ka nxitur edhe reagimin e zyrtarëve të NATO’s.

Në një deklaratë të tyre, thuhet se kjo është çështje që u takon autoriteteve të Kosovës.

Mirëpo, zyrtarët e Aleancës ushtarake thonë se tranforimimi i FSK’së në ushtri nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë