Loading…
Veliaj i jep ‘Çelësin e Qytetit’ grupit “Elita 5”
  • 07/09/2018 | 19:18

...

Grupi legjendar i rokut “Elita 5” do të ndezë mbrëmjen e sotme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira.


Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura, bën të ditur abcnews.al.

Kryebashkiaku tha se “Elita 5” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare sepse kanë hapur një dritare të re, në një kohë kur Shqipëria ende nuk e dinte se përtej kufijve të saj ekziston edhe një botë tjetër.

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë