Loading…
Vëllai i Mesit dënohet me 2 vite burg, por nuk do të kryejë asnjë ditë
  • 16/08/2018 | 23:22

...

Vëllai i “yllit” të Barcelonës Lionel Mesi, Matias Mesi është dënuar më 2 vite e gjysmë burg me vendim të gjykatës në Argjentinë për akuzën: “Armëmbajtje pa leje”.

Por Matias nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi dënimi i tij është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit.

Vitin e kaluar Mesit i është sekuestruar dhe arma e tij.

Puna e bërë nga avokatët e tij si dhe justifikimi se ai nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore kanë bërë që ky dënim të konvertohet në punë.

Sipas asaj që thotë “La Capital” ishte një marrëveshje e vështirë por që u arrit midis prokurorëve dhe përfaqësuesve të Mesit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë