Loading…
Vëllezërit amerikanë që udhëtuan në kohë tregojnë si duket e ardhmja (Foto)
  • 26/07/2017 | 20:32

...

Udhëtimi në kohë është një koncept mahnitës i cili nga shumica konsiderohet si pjesë e shkencave fiktive. Përderisa ideja që dikush mund të udhëtojë në kohë dhe ta ndryshojë rrjedhën e historisë është tmerruese, një gjë e tillë nuk mendohet të jetë e mundur.


Por, çka nëse ka ndodhur?

Nëse e pyesni Al Bielek dhe vëllai i tij, Duncan Cameron, ata do të ju thonë se udhëtimi në kohë është i mundur…sepse ata e kanë përjetuar atë. Udhëtimi i tyre në të ardhmen ka ndodhur në vitin 1943, dhe ata kanë edhe disa prova që mbështetin historinë e tyre, shkruan Gazeta Metro.

E besuat ju ose jo, ata kishin disa gjëra me vlerë për të thënë kur janë kthyer.

Historia e tyre ka filluar në vitin 1943 në Long Island të New Yorkut, Amerikë. Aty ishte i vendosur një stacion hapësinor i cili zhvillonin disa metoda që kanë përfshirë edhe udhëtimin në kohë.

Ata ishin pjesë të një anije e cila besohej se mund ta zhdukë veten dhe dhe të kryejë teleportimim nëpër botë.

Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm çmenduri, ata të dy kërcyen nga anija një mbrëmje, dhe në vend se të përfundonin në ujë, udhëtuan në vitin 2137.

Kur arritën i shpenzuan 6 javë duke u shëruar nëpër spitale nga helmimi radioaktiv. Spitali nuk kishte staf mjekësor, përdornin vetëm drita.

Tingëllon çmenduri, apo jo?

Nga ajo që shfaqte televizori vëllezërit kuptuan disa gjëra për atë kohë, gjëra kryesisht shokuese.

Gjëja e parë që kuptuan ishte se ngrohja globale ka ndikuar shumë në gjeografin e SHBA’ve. Niveli i ujit ishte rritur rreth Floridas dhe e kishte zvogëluar atë.

E gjitha bota ishte në luftë. Rusët hynë në luftë me Kinën, dhe Amerika u përfshi në një konflikt të tmerrshëm në disa shtete evropiane, përshkruajnë dy vëllezërit, përcjell gazetametro.net

Pasi kaluan 6 javë në spital në vitin 2137, Al thotë se ka braktisur vëllanë e tij ka udhëtuar në vitin 2749, ku qëndroi plot dy vite.

Këtu, ai përshkruan qytet të mëdha që lundrojnë dhe mund të lëvizin nëpër botë.

Ai gjithashtu pohon se gjithçka kontrollohej nga inteligjenca artificiale e një sistemi kompjuterik që ka pushtuar të gjithë botën.

Pastaj ai u kthye në vitin 2137 për ta marrë të vëllanë, dhe të dy u ritakuan në vitin 1943.

Shumë njerëz e quajnë këtë histori një zmadhim, po ju çfarë mendoni? /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë