Loading…
Vëllezërit shqiptarë do të ndërtojnë kullë 117 metra të lartë në Zvicër (Foto)
  • 12/08/2017 | 10:43

...

Në prani të personaliteteve të shumta, ndërmarrësve dhe medieve zvicerane që kishin ardhur të numërt, filluan sot zyrtarisht punimet e kompleksit “Quartier des Cèdres”. Vëllezërit Orllati janë 80% financues të këtij projekti dhe, po ashtu ndërtues (Orllati Real Estate).


“Quartier des Cèdres” është një projekt ambicioz, i cili është paraparë të finalizohet deri në vitin 2025. Sot, pra, u bë gurthemeli i këtij kompleksi ekologjik prej 11.000 m2, me 17 ndërtesa, 700 banesa dhe 1600 banorë të rinj.

Element i veçantë i këtij kompleksi është kulla që do të jetë një ndër më të lartat në Zvicër, respektivisht 117 metra, e cila do të mund të shihet nga Franca. Ajo do ketë rreth 200 apartamente dhe 2500 m2 hapësira komerciale, njofton nga vendngjarja albinfo.ch. Karakteristikë e saj do të jenë drunjtë e mëdhenj (mbi 80) dhe drunjtë e vegjël gjelbërimi (mbi 3000), që do jenë pjesë e pamjes të kësaj kulle.

Ky lloj konstruksioni kërkon njohje specifike të teknikës ndërtuese.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Jacqueline de Quattro përshëndeti familjen Orllati për punën e tyre të shkëlqyer të ndërmarrësve si dhe këmbënguljen në realizimin e projektit ambicioz “Quartier des Cèdres”. Sipas De Quattro, ky projekt është në pajtim me kohën dhe nevojën e kohës, duke evituar copëzimin e territorit dhe shtyn kulturën e ndërtimit nga kuantiteti drejt kualitetit, raporton nga vendngjarja albinfo.ch.

Truri i kësaj storje të bukur të diasporës shqiptare në Zvicër, Avni Orllati, i lindur më 1974, me modestinë, por edhe me mprehtësinë e një ndërmarrësi të suksesshëm, tha se nuk synon të rrisë grupin e tij, por ta jetësojë, i cili veçse numëron 750 punëtorë, të angazhuar në 70 deri në 90 punishte, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me qëndrimin e Avni Orllatit, moderatori i ceremonisë së organizuar bukur dhe me një program të pasur, si dhe zëdhënësi i Grupit Orllati, Marc Comina, theksoi se duhet ta shohim të ardhmen, duke aluduar se Grupi Orllati do vazhdojë të rritet.

Vëllezërit Orllati janë një shembull i veçantë suksesi i diasporës shqiptare në Zvicër. Shumë shqiptarozviceranë janë krenarë me suksesin e tyre. Ata deri më tani kanë realizuar mbi 1000 objekte ndërtimi në Zvicër.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë