Loading…
Vende të lira pune në Zvicër: Ja cilët janë profesionet “gati” për ju…
  • 23/05/2018 | 18:45

...

Shqiptarët më shumë se kushdo tjetër, janë të interesuar për t’u larguar nga vendi i tyre, në kërkim të një jete më të mirë. Një ndër vendet më të preferuara, ku sipas satistikave, ka dhe një mirëqenie për çdo person, është Zvicra.


Një studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës të cilat firmat zvicerane kanë më së shumti vështirësi t’i sigurojnë.

Digjitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të  thyer ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky deficit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi. Kështu tregon raporti i ri agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Zurichut.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët e më poshtë, shkruan Kp.

1) Auditorë, këshilltarë për taksa apo politika të trustit 2) Inxhinierë

3) Mjekë, infermierë dhe farmacistë

4) Pozicione për IT

5) Pozita juridike

6) Mësimdhënie dhe edukim

7) Menaxhim dhe shërbime publike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë