Loading…
Vendim i befasishëm, UEFA detyron Anderlechtin të paguajë tifozët
  • 13/02/2018 | 18:11

...

Me një vendim të paprecedent që jep një sinjal të qartë ndaj atyre që kërkojnë të abuzojnë me lojën më popullore të planetit, UEFA vendosi të përkrahë tifozët e Bajernit në një çështje të shumëdiskutueshme për biletat.

Në jo pak raste mbështetësit në shkallët e stadiumeve kanë menduar se spektakli që kanë parë, nuk ishte në lartësinë e çmimit për vendin që paguan dhe qeveria e futbollit europian, në një rast që ka bërë bujë këtë sezon, vendosi të ndërhyjë.

UEFA ka urdhëruar skuadrën e Anderlehtit që të dëmshpërblejë tifozët e Bajernit të Mynihut, për biletat që ata paguan në një ndeshje të Ligës së Kampioneve në 22 Nëntor 2017. Shuma që skuadra belge duhet të paguajë 30 euro për çdo mbështetës të bavarezëve që ishe në stadium për çmimin e ekzagjeruar të biletave. Shuma totale do të jetë më pak se 30 mijë Euro, një shaka për një ekip të fuqishëm si Anderlehti, por sinjal i rëndësishëm në luftën për biletat që shtrenjtohen.

Vendimi i UEFA-s erdhi pasi Bajerni kishte rimbursuar më parë 30 euro për çdo biletë të tifozëve miq, nga çmimi fillestar që ishte 100 Euro për çdo biletë. Si për ironi të fatit, kampionët e Gjermanisë morën gjithashtu edhe gjobë nga UEFA për shkak se nuk evituan dot protestën e tifozëve me kartëmonedha false, pikërisht për biletat e shtrenjta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë